Sekreti në Iphone që mund ta bëjë atë më të shpejtë (VIDEO)

Një sekret në iPhone mund të përdoret për ta bërë celularin dukshëm më të shpejtë.

Triku përfshin një proces të fshirjes së animacioneve të cilat bëjnë të duken sikur aplikacionet po “fluturojnë” rreth ekranit kur hapen ose mbyllen.

Këto animacione arritën në iOS 7, por shumë njerëz janë kundër tyre, qoftë për shkak se e ngadalësojnë celularin apo për shkak se e bëjnë atë të duket i çuditshëm, transmeton Gazeta Express.

Tani, në një trik të zbuluar nga një përdorues i Reddit, tregohet mënyra se si mund t’i fshini këto animacione plotësisht.

Kjo bëhet duke shkuar në cilësitë e ‘Assistive Touch’, i cili mund të gjendet duke e kërkuar në krye të aplikacionit “Settings”. Nga aty, aktivizojeni “Assistive Touch”.

Për më shumë shikojeni edhe këtë video:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button