Tentimi për lajm, nuk është lajm!

[Recension: Izet Mexhiti po heshtë ?!]

Heshtja thyhet me pyetje! Nëse gazetarit i interesojnë detajet e marrëveshjes së supozuar, ai gëzon të drejtën të kërkojë prononcim. Publiku duhet të ketë të qartë se, gazetari mund të bëjë lajm se i apostrofuari hesht dhe nuk jep detaje, mirëpo paraprakisht duhet të kërkojë qëndrimin e tij. Nuk është etike e aq me tepër profesionale, që lajmi të ketë për bazë heshtjen, derisa i njëjti përfundon me “arsyetimin” e autorit para lexuesit se ai ndaj të cilit bëhet me gisht, Izet Mexhiti në këtë rast, vazhdon të heshtë. Kodi etik i përcakton qartë gazetarit se ai ka të drejtë qasjeje deri tek informacioni me karakter publik. Neni 2 i kodit etik dhe paragrafët I dhe II, precizojnë: “Nëse gazetari është penguar të arrijë deri te informacioni i kërkuar, ka të drejtë që për këtë ta informojë opinionin publik”.
“Gazetari duhet ta njoftojë publikun se është kërcënuar e drejta e opinionit për të qenë i informuar”.
“Edhe atëherë kur pushteti nuk është i obliguar të përgjigjet, gazetari mund dhe duhet ta informojë opinionin se nuk ka marrë përgjigje në pyetjet për të cilat vlerëson se janë me interes publik dhe kur për këtë mund të ofrojë argumente me peshë”.

Teksti askund nuk shpalos faktin nëse gazetari ka kërkuar ose jo qëndrim nga nënkryetari i BDI-së.

Izet Mexhiti, nënkryetari i BDI-së dhe kryetari i komisionit për parandalimin e ndërtimit të kryqit në Butel ende nuk ka dhënë detaje se çfarë parasheh marrëveshja që sipas tij, parandalon ndërtimin e kryqit dhe pas vendimit për tu tërhequr nga lokacioni ku ishin vendosur për të parandaluar ndërtimin e tij.

Izet Mexhiti Po Heshtë screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Izet Mexhiti po heshtë?!”
Data dhe koha e publikimit: 05.03.2016
Data e recensionit: 07.03.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Veprimi i autorit në këtë tekst është përsëritur edhe kur ai thotë se hesht edhe subjekti politik BDI. Kjo konfirmon faktin se këtu ekziston tentativë për lajm, por e dështuar falë, qasjes të autorit që nuk është profesionale në tërësi.

Nga BDI gjithashtu nuk ka deklarata se çfarë do të ndodhë, pas demantit të sotëm nga Qeveria dhe reagimit të kryetares së komisionit për marrëdhënie të bashkësive fetare se do të ndërtohet kryqi.

Një sfond i mirë, një lajm i mirë! Një lexues që për të parën herë takohet me artikull ku flitet për ngjarjet e fundit në Butel, nuk e ka idenë se për çfarë po flitet në tekst. Për këtë arsye, me rëndësi është sfondi, pasi informacioni shtesë gjithmonë i kujton lexuesit ato që i kanë paraprirë ngjarjes aktuale dhe i ndihmon lexuesit për të bërë vlerësim të informuar.

Lexuesi duhet ta dijë se Këshilli i Komunës së Butelit, pa votat e këshilltarëve shqiptarë, ka marrë vendim për vendosjen e një kryqi prej 55 metrave tek rrethrrotullimi në hyrje të kësaj komune. U mbajt edhe ceremoni e vendosjes së gurthemelit. Pas kësaj, pasuan protestat dhe reagimet e partisë në pushtet BDI, aktivistët e së cilës, përveç që rrënuan gurthemelin,  në shenjë proteste qëndruan në tenda tek vendi ku ishte i vendosur gurthemeli për kryqin. Gjatë po të njëjtës natë, protestuan edhe disa dhjetëra qytetarë maqedonas, në shenjë revolte për prishjen e gurthemelit, ndërkaq protesta u ndërpre nga partia në pushtet, nën arsyetimin se Qeveria ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Komunës së Butelit. Një ditë më pas, Qeveria demantoi këto deklarata, ndërsa iniciuesi i kryqit tek rrethrrotullimi në hyrje të Butelit, Kongresi Botëror Maqedonas, kërkoi që të sigurohen kushte për vendosjen e kryqit, të hiqet shqiponja, përkatvsisht monumenti i përkushtuar UÇK-së tek rrethrrotullimi në Fushë Topanë të Çairit (e vendosur nga Komuna Çairit për 15 vjetorin e fillimit të betejës së 2001) dhe në vend të saj të vendoset Kisha e Fan Nolit.

Edhe dy elemente tjera, të cilat publiku duhet t’i  konsiderojë si pjesë e gazetarisë profesionale e që mungojnë në këtë artikull, janë që teksti nuk është i nënshkruar, pra nuk ka një autor, e nuk citohet as autori apo burimi i fotografisë.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Problemin e kane te shpifjet,anesia,interesi, dhe deformim ose relativizim te ndodhive sipas kutit te grupi te caktuar politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button