Lista e votuesve e llahtarshme: Rritet numri i votuesve fantazma!

Aplikacioni i postuar në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ditëve fundit sigurisht që është aplikacioni i qasur më së shpeshti në vend, i cili filloi si një mënyrë për të kontrolluar nëse ndonjë person është i regjistruar në Listën e Votuesve apo jo, por, për në një kohë të shkurtër, ai u bë konfirmim i të gjitha tregimeve të deritanishme të CIVIL – Qendrës për Liri për ekzistimin e votuesve fiktivë, të njerëzve të vdekur që nuk janë fshirë nga lista, të emigrantëve jashtë vendit për më shumë se 10 vjet të cilët janë ende në listë, të rrugëve që kanë vetëm një numër…

Në këtë kontekst, CIVIL vazhdon të marrë përditë paraqitje të parregullsive në Listën e Votuesve. Sot shpallim vetëm një pjesë të vogël të informatave të reja që arritën në adresën e CIVIL-it.

“Në Manastir, në rrugën ‘Boris Buxhevski’ nr.25 janë regjistruar dy persona, të cilët nuk jetojnë në atë adresë. Personat N.E. dhe N.H. kurrë nuk kanë jetuar në atë adresë, dhe askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë për ta…në atë adresë, në fakt, jetojnë T.D., T.O. dhe T.G. “, thuhet në një nga paraqitjet që arritën në adresën e CIVIL.

“Në rrugën ‘Boris Kidriç’ nr. 20 në Resnjë, ku jetojnë T.D. dhe N.O., pas kontrollimit të Listës së Votuesve, kemi vërejtur se janë pesë persona të cilët evidentohen në të njëjtën adrese, dhe të gjithë kanë të njëjtin mbiemër. Duket se e gjithë familja pesëanëtarëshe jeton me ne, e ne nuk jemi të vetëdijshëm për këtë”, thuhet në paraqitjen e një banori të Resnjës.

“Kam vënë re disa paqartësi, duke kontrolluar se vallë jam në Listën e Votuesve. Në vendvotimin tim nr. 2806, konkretisht në rr.’Kozara’ nr. 64 ka të dhëna problematike për apartamentin nr. 2, i cili është shitur 5 vjet më parë, por në listë janë ende janë pronarët e vjetër T.M dhe T.L. Në banesën nr. 3, N.D. dhe V.V., që sipas listës jetojnë këtu, nuk jetojnë fare në këtë hyrje. Banorët nga nr. 11, G.S. dhe G.A. janë zhvendosur dhe jetojnë në një adresë tjetër, e njëjta vlen edhe për banorët e banesës nr. 8, J.S. dhe J.E., të cilët më shumë se 10 vjet jetojnë në Kanada”, shkruan në paraqitjen e K.V. nga Shkupi.

CIVIL do t’i dorëzojë të gjitha njohuritë e organizatës për dobësitë në Listën e Zgjedhësve në KSHZ, e po ashtu u bën thirrje qytetareve dhe qytetarëve për të bërë të njëjtën gjë. Këto raste mund të raportohen edhe në CIVIL me printskrin dhe me një shënim të shkurtër për çfarë bëhet fjalë. Paraqitjet tuaja për votuesit-fantazma, si dhe për parregullsi dhe probleme të tjera, mund të raportohen në [email protected] ose në telefonat 02/520 9176 ose 075/565 830.

CIVIL e vëzhgon procesin zgjedhor përmes projekteve të organizatës “Përpara!”, “Zgjedhjet e lira për qytetare(ë)të lirë” dhe “Objektivi qytetar“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button