Raporti sekret: Beogradi shpenzoi 145 milionë euro për të destabilizuar Kosovën

Një raport i një media investigative serbe thekson se qeveria e Beogradit ka shpenzuar 145 milionë euro për Kosovën, por nuk dihet destinacioni i parave.

Portali insajder.net thekson se 15 ministri janë pyetur mbi rrugën e parave të derdhura në një fond sekret.

“Për 4 vjet janë harxhuar 145 milionë euro në projekte të ndryshme të alokuara nga 12 ministri të qeverisë serbe, por asnjëra nuk jep detaje për shpenzimet”, thekson raporti i publikuar sot.

Situata është e njëjtë me vitin 1992, kur Vojislav Sheshel i kërkoi Slobodan Milosheviçit duke i thëne se “ku i çove 12 milionë dollarët e destinuar për të destabilizuar Shqipërinë?”

Pra pyetja është: kush i ka marrë këto para?!

E njëjta gjë edhe këtë herë, ku fakt është që prej kohës kur janë dhënë këto para Kosova ka qenë në gjendje të pastabilizuar si në politikë, ekonomi dhe situatë sociale, por nuk janë gjetur se ku kanë shkuar këto para.

Portali insider.net thotë që nuk ka marrë asnjë përgjigje nga dikasteret përgjegjës që janë: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, Ministria e Arsimit etj.

“Grabitje patriotike” titullohet artikulli i  portalit, që thekson se kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe zv/kryeministri Ivica Daçiç premtuan transparencë.

Artikulli thekson se në parlamentin serb është ngritur një komision hetimor, i cili ka përgatitur një raport të plotë me delegimin e fondeve, ndërkohë që nuk dihet se ku kanë shkuar paratë e alokuara në buxhet.

“Bëhet fjalë për 650 mijë euro në ditë që nuk dihet se përsë janë dhënë dhe shpenzuar. Nuk ka pasur asnjë kontroll mbi to”, citon insider.net raportin parlamentar.

Dhe raporti është përfunduar në vitin 2014, i përgatitur nga deputetët e tre partive kryesore në qeverinë e tanishme të Aleksandër Vuçiçit.

Siç bën të ditur portali investigativ, raporti është mbajtur sekret dhe asnjë pjesë nga ai nuk është bërë publike, edhe pse kanë kaluar 2 vjet.

Një analist serb theskon se kjo është pjesë e fushatës zgjedhore, por gjithsesi skandali është i rëndë.

Madje ai shton se ka edhe më shumë fonde të lëshuar në Kosovë, por që askush nuk i ka futur në fatura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button