LSDM i kundërpërgjigjet akuzës së Ristovskit

Akuzës së Ministrit të Arsimit, Spiro Ristovski iu kundërpërgjigj partia në opozitë Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) sa i përket çështjes së emrit të shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”. 

Kjo parti në reagimin e saj për media thotë se “është turp që Gruevski dhe ministrat e tij të kërkojnë edhe pas 8 vitesh tek LSDM fajtorin për situatat e sotme”. 

“Në dokumentet e publikuara nga mediat pranë pushtetit mund të shihet se regjistrimi i emrit ‘???????? ? ??????????’ është bërë më datë 28 qershor, pra 23 ditë pasi VMRO-DPMNE ka fituar zgjedhjet dhe në periudhën kur Qeveria nuk sjell vendime të rëndësishme, si dhe në ditën kur Gruevski mori mandatin për formimin e Qeverisë”, thuhet në reagim e LSDM-së. 

Po ashtu LSDM shton se është brengosës fakti se Gruevski dhe koalicioni qeveritar nuk “mund të sigurojnë respektimin e ligjit në mbarë territorin e vendit”. 

“Gruevski dhe VMRO-DPMNE kanë pasur 8 vite për të reaguar, por nuk e bënë këtë”, thuhet më tej, duke aluduar në emrin e transkriptuar të shkollës.

Lajme të ngjashme

Back to top button