2po2 dhe Flori Mumajesi xhirojnë klipin e ri

Ditë më parë i pamë në fotografi bashkë, po duket se ky nuk ka qenë vetëm një takim i rastësishëm.

Sipas burimeve të RTV Dukagjinit, Flori Mumajesi dhe rep artisti 2Po2, po vijnë me një këngë bashkë.

Për më tepër dyshja i kanë përfunduar xhirimet e videoklipit më të ri, i cili pritet që shumë shpejt të jetë në duart e publikut.

Sipas të njëjtit burim, djemt për realizimin e videoklipit kanë punuar me produksionin PinkMoon.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i tyre, ata kohë më parë sollën këngën ‘Gjithë jetën’ që edhe sot e kësaj dite dëgjohet me shumë ëndje.

Ndryshe 2Po2 po punon edhe në albumin e tij të ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button