Paralajmërim: Publikim shqetësues!

[Recension: Nesër në Maqedoni fillon lufta? Shihni se çka do të ndodhë në Butel]

Теksti, i cili përndryshe nuk ka tekst, dhe ka titull senzacionalist dhe që është ilustruar me fotografi nga ngjarjet e mëparshme nëpër rrugët e Shkupit, ka për qëllim të shkaktojë panik te populli dhe të “nxisë” tensione ndëretnike.

Bëhet fjalë për paralajmërim dramatik për protestën në Butel, e cila përfundoi pa eskalim të situatës. Si përgjigje ndaj protestës së shqiptarëve për vendosjen e kryqit në Butel, me të vërtetë dolën edhe maqedonasit, mirëpo nuk pati tensione të mëdha.


FireShot Capture 127 - Утре во Македонија започнува војна_ П_ - http___think.mk_pregled_utre-vo-maLinku deri te artikulli origjinal:
 Nesër në Maqedoni fillon lufta? Shihni se çka do të ndodhë në Butel

Data dhe koha e publikimit: 03.03.2016

Data e recensionit: 09.03.2016

Recensuese: Silvana Zhezhova

TITULL QË SHKAKTON PANIK

Përndryshe, artikulli u referohet disa medieve, pa i precizuar se kush janë atë dhe çka në fakt kanë publikuar për këtë ngjarje.

“Disa medie përhapën panik të vërtetë në rrjetet sociale, lexoni në vazhdim se për çka në fakt bëhet fjalë.”

Në të ka edhe paralajmërim se informata duhet të merret me një dozë të rezervës, që është në kundërshtim me rregullat e gazetarisë. Çka është gazetaria nëse nuk është publikim i informatave të verifikuara dhe të sakta?! Nga ana tjetër, nëse ka pasur dyshime se lajmi nuk është i saktë, atëherë nuk është e qartë se pse ka pasur nevojë që të publikohet?

“Paralajmërim: Informatën merreni me një dozë të rezervës.”

Në premabulën e Kodit të gazetarëve është theksuar se detyra kryesore e gazetarëve është ta respektojnë të vërtetën, dhe gjatë transmetimit të informatave ata duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë. E njëjta është potencuar edhe në nenin e parë të Kodit, ku thuhet se “gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk duhet të fshehë të dhëna esenciale e as të falsifikojë dokumente.”.

Pa mbështetje në fakte, ky tekst është spekulues, e veçanërisht problematik është titulli me të cilin paralajmërohet luftë! Ai shkakton shqetësim te qytetarët dhe mund të nxisë dhunë.

Qasja e këtillë e përpunimit dhe e plasimit të informatave është në kundërshtim me parimet e gazetarisë drejtë etike, të cilat nënkuptojnë se tekstet gazetareske duhet të jenë të lira nga senzacionalizmi dhe me to nuk guxon të provokohet dhunë dhe urrejtje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button