Basha, Ahmetit: Të vazhdohet dialogu në mes faktorëve politikë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim, Kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Bashën.

I pari i Prishtinës e njoftoi kreun e PD-së  për situatën e përgjithshme politike në Kosovë, sfidat dhe kauzat e opozitës, qeverisjen dhe të arriturat në Komunën e Prishtinës.

Nga ana e tij, Basha tha se duhet të vazhdohet me një dialog kuptimplotë dhe thelbësor në mes faktorëve politikë në Kosovë dhe Shqipëri.

“Janë shumë çështje të përbashkëta për të cilat duhet të diskutojmë, si në aspektin e dy partive opozitare që kanë të bëjnë me interesin qytetar e poashtu edhe në aspektin kombëtar, siç është​ integrimi i të dy vendeve në strukturat euro​ atlantike”, tha në fund Basha, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button