Ja kush janë 4 kompanitë shqiptare që kërkojnë të blejnë INSIG-un

anë bërë publike emrat e 4 kompanive që duan të blejnë shoqërinë e sigurimeve që ëhstë në pronësi të shtetit, INSIG. Ditën e sotme është zhvilluar tenderi i hapur për shitjen e 100% te aksioneve të shoqërisë Instituti i Sigurimeve (“INSIG”) sh.a.

Procedura e tenderit të hapur u zhvillua në përputhje me legjislacionin në fuqi për privatizimin e shoqërive tregtare që veprojnë në sektorët jo strategjik, përkatësisht ligji nr. 8334, datë 23.04.1998 “Për privatizimin e shoqërive tregtare që veprojnë në sektorët jo strategjik” (i ndryshuar), Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 529, datë 21.08.1998 “Për procedurat e tenderimit të paketave të aksioneve të shoqërisë tregtare që zotërohen nga shteti” (i ndryshuar) dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 546, datë 18.06.2015 “Për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të aksioneve të shoqërisë INSIG sh.a.”

Instituti i Sigurimeve është shoqëria e parë e sigurimeve në Republikën e Shqipërisë, aksionet e së cilës zotërohen 100% nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Shoqëria ushtron aktivitetin e sigurimeve në fushën e jetës dhe jo jetës. Gjithashtu, shoqëria ushtron aktivitetin e sigurimeve në fushën e jo jetës në Kosovë dhe në Maqedoni, transmeton Syri.net

Në përmbushje të procedurës së parashikuar nga legjislacioni në fuqi, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka filluar procedurën e privatizimit të shoqërisë dhe ka përgatitur dokumentacionin e tenderit. Për këtë qëllim, Ministria ka përzgjedhur shoqërinë e auditimit BDO Albania sh.p.k për të vlerësuar paketën e 100 % te aksioneve të shoqërisë INSIG sh.a. Në përfundim të procesit të vlerësimit, shoqëria vlerësuese ka përcaktuar vlerën maksimale të shoqërisë në shumën 15.305.000 (pesëmbëdhjetë milion e treqind e pesëmijë) Euro.

Pas përmbushjes së dokumentacionit të parashikuar në VKM nr. 529, datë 21.08.1998, në bazë të kësaj vlerë është përcaktuar “Për procedurat e tenderimit të paketave të aksioneve të shoqërisë tregtare që zotërohen nga shteti” (i ndryshuar), Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes i ka përcjellë Ministrisë së Financave dokumentacionin për privatizimin e paketës së 100 % të aksioneve të shoqërisë INSIG sh.a.

Ministria e Financave më datë 25.01.2016 ka publikuar ftesën për tenderin e cila ka qenë e shpallur për 30 ditë, deri më datën 23.02.2016. Dorëzimi i ofertave nga kandidatët para komisionit të vlerësimit të ofertave është kryer sot, më datë 10.03.2016. Në komisionin e vlerësimit të ofertave, në përbërje të së cilit ishin dy përfaqësues të MZHETTS, dy përfaqësues të INSIG sh.a dhe tre përfaqësues të Ministrisë së Financave,  u paraqiten gjithsej katër oferta:

  1. Shoqëria Eurosig sh.a.
  2. Bashkimi i operatorëve Recovered Earth Technologies dhe Shyqyri Duraku
  3. Shoqëria Balfin sh.p.k
  4. Bashkimi i operatorëve Kastrati dhe Albsiguracion

Komisioni i vlerësimit të ofertave, deri më datë 19.03.2016 do të kryejë vlerësimin e ofertave të paraqitura sipas kritereve të përcaktuara nga VKM nr. 546, datë 18.06.2015 “Për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të aksioneve të shoqërisë INSIG sh.a.” Në përfundim të vlerësimit, komisioni bën raportin përfundimtar të vlerësimit dhe ia paraqet për miratim procedurën dhe fituesin Këshillit te Ministrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button