BE: Gjykata Kushtetuese i pengon përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj iniciativës së Gjykatës Kushtetuese për ndryshime në ligjin për amnisti dhe vlerëson se iniciativa e tillë për amnisti është kundër vendimeve të Kuvendit dhe partive politike dhe njëkohësisht i pengon përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për zgjedhje demokratike, transmeton Portalb.

Sipas zëdhënëses së eurokomesarit, Johanes Han, çdo sugjerim për mos-ndëshkim në lidhje me mashtrimet zgjedhore do të jetë kontraproduktive për përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare të cilat duan që të krijojnë kushte për zgjedhje kredibile.

“Në lidhje me ndikimin që ajo mund ta ketë në zgjedhjen e parakohshme parlamentare, siç e parasheh Marrëveshja e Përzhinos, qëllimi i tij kryesor është që të ndërmerren hapa për procesin reformues e cila do t’ua kthejë besimin qytetarëve në procesin zgjedhor dhe do të ndihmojë që shteti ta tejkalojë krizës politike”, thotë Maja Kocijançiç në emër të BE-së në një pyetje nga NOVATV, transmeton Portalb.

Sipas BE-së “Çdo iniciativë e cila është kundër këtij qëllimi patjetër duhet të mënjanohet. Çdo sugjerim për mosndëshkim të autorëve që kanë bërë mashtrime zgjedhore gjatë procesit zgjedhor do të ishte kontraproduktive për përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare”.

Kujtojmë se të mërkurën 9 mars, Gjykata Kushtetuese e miratoi tekstin e vendimit për iniciativën për falje për të dënuarit për mashtrime zgjedhore. Tani do të pritet mendimi i Kuvendit të Maqedonisë, ndërsa na fazën pasuese, gjyqtari raportues do të dorëzojë lëndë, për të cilën, gjyqtarët kushtetues duhet të vendosin a do ta pranojnë apo do ta refuzojnë propozimin.

24 shkurt të këtij viti, 5 vota “për” dhe 4 “kundër”, Gjykata Kushtetuese e ka kaluar iniciativën për ndryshimet në ligjin për amnisti, gjegjësisht me ndryshimet në këtë ligj, kryetarit të shtetit do t’i rriten ingerencat, madje deri në atë shkallë saqë do të ketë mundësi që t’i amnistojë të dënuarit për mashtrime zgjedhore dhe pedofili.

Propozimet për ndryshime në ligjin për amnisti vijnë në kohën kur Prokuroria Speciale ka ngritur procedurë hetimore për tetë të dyshuar për mashtrime zgjedhore, ku mes tyre janë edhe ish ministrat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, sekretari gjeneral, Kiril Bozhinovski dhe kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temelko.

Kundër këtij vendimi, qindra qytetarë nën organizimin e platformës për politikë qytetare “Hajde”, kanë protestuar disa ditë përpara Gjykatës Kushtetuese.

Iniciativën e kanë votuar me “për” gjykatësit: Jovan Josifovski, Nikolla Ivanovski, Vlladimir Stojanoski, Vangelina Markudova dhe Elena Gosheva.

Kundër kësaj iniciative kanë votuar gjykatësit: Natasha Gaber – Damjanovska, Gzime Starova, Ismail Dardhishta dhe Sali Murati. /Portalb

LEXO: Protesta përpara Gjykatës Kushtetuese: Ta mbrojmë Kushtetutën nga gjykatësit (FOTO+VIDEO)

LEXO: Gjykata Kushtetuese pranoi që presidenti mund t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor

LEXO: Protesta: Ta mbrojmë Kushtetutën nga Gjykata Kushtetuese (FOTO/VIDEO)

LEXO:Protestuesit hedhin letra tualeti para Gjykatës Kushtetuese (VIDEO/FOTO)

LEXO: Protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, kërkohet dorëheqja e gjykatësve (FOTO)

LEXO: Edhe sonte protesta para Gjykatës Kushtetuese të Shkupit (FOTO)

LEXO: Maqedoni, Gjykata Kushtetuese bën bujë, është shndërruar në instrument partiak

LEXO: 1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button