Dokumentet: Si u larguan 4 tonë ar nga Shqipëria në Zvicër në 1990-n

Gazetari Artur Çani ka zbuluar tek emisioni “Natë me Xhaxhiun” dokumentet të cilat i pretendon si autentike të transportit të arit shqiptar në vitin 1990.

 

Gazetari Artur Çani ka zbuluar tek emisioni “Natë me Xhaxhiun” dokumentet të cilat i pretendon si autentike të transportit të arit shqiptar në vitin 1990.


Si u transportua ari shqiptar ne Zvicer ne… by gazeta-panorama

Bëhet fjalë për transportimin e 4 tonë ar të thesarit të shtetit, të zhvendosur në Zvicër gjatë trazirave politike të viteve ’90-të.

Dokumentet që nxori Çani mbrëmjen e sotme janë të firmosura Qirjako Mihali, që ka qenë drejtor i Bankës së Shqipërisë.

Aty flitet për transportin e “kolive” pra pa u përmendur ngarkesa e arit, drejtuar dy bankave në Zvicër.

Janë 5 dërgesa të vulosura nga Albtransporti me numër protokolli dhe gjithçka tjetër zyrtare, që duket se zhbëjnë legjendën dhe rikthejnë ato që u tha dekada më parë në një fakt të vërtetë; Shqipëria ka nxjerrë jashtë vendit dhe konkretisht në Zvicër rreth 4 tonë ar.

“Dokumentet janë tërësisht origjinale pasi kanë emrin e bankave dhe peshën e arit. Në këtë shkresë thuhej se drejt Zvicrës do transportoheshin 20 koli”, tha Çani.

Nga ana tjetër Çani theksoi se sipas specialistëve të fushës këto dokumenta janë origjinale.

“Dokumentet kanë emrin e bankave dhe peshën e arit. Dokumentet janë firmosur nga drejtori i bankës, Mihali. Specialistët vërtetuan se dokumentet janë origjinale. Nuk dihet specifika e përdorimit të arit. Destinacioni i arit kanë qenë dy banka zvicerane. Shkresat kanë firmën e Drejtorisë së Thesarit. Bankat zvicerane nuk japin informacion”, tha Çani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button