Ibrahimoviç: Ky ekip do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Zlatan Ibrahimovic, beson se Paris Saint-Germain mund ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi suedez realizoi golin e fitores 2:1 ndaj Chelseas që e kualifikoi ekipin francez në çerekfinale të garës.

Dhe, ai beson se ata mund të shkojnë deri në fund.

“Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund të garës, duke e mbyllur me titull”, u shpreh Ibrahimovic për “Uefa.com”, përcjell “Lajmi.net”.

“Nuk mund të ndalemi tani”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button