“Maqedonia ka mundësi të bëjë detektimin e hershëm të sëmundjeve të veshkave”

Shoqata e qytetarëve të sëmurë nga veshkët “Nefron” në bashkëpunim me Shoqatën e Maqedonisë për nefrologji, dializë, transplantim dhe organe artificiale kanë shënuar sot Ditën Botërore të veshkës, me theks të veçantë në parandalimin e sëmundjeve të veshkës me moton “Fëmijët dhe sëmundjet e veshkëve – vepro në kohë që t’i ndalosh”, raporton Anadolu Agency (AA).

Lubinko Trpenovski nga Shoqata “Nefron” tha se Maqedonia si shtet ka mundësi të bëjë detektimin e hershëm të sëmundjeve të veshkave, madje edhe të foshnjës në mitrën e nënës për të shtuar se pikërisht nga këto arsye theksi këtë vit është vënë në parandalimin e sëmundjeve, para se ato të vijnë në stadin e shërimit.

Velibor Tasiç, nefrolog nga Spitali për Sëmundje të Fëmijëve duke folur për sëmundjet e veshkave tha se ato fillojnë qysh në mitrën e nënës ose siç e quajnë pediatrët, gjatë programimit të jetës së tij të mëvonshme.

Ai tha se përveç pediatrëve, edhe akusherët dhe gjinekologët kanë përgjegjësi të madhe sa i përket sigurimit të një shëndeti të mirë të veshkave.

“Është e një rëndësie të veçantë detektimi dhe parandalimi i hershëm i sëmundjeve të veshkëve. Në Maqedoni edhe më tej paraqesin problem anomalitë të lindura të veshkëve dhe traktit urinal”, tha Tasiç për të shtuar se përqendrimi i kompetentëve duhet të jetë në diagnostifikimin dhe trajtimin e hershëm.

Nga faktorët të cilët përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të të sëmurëve, Tasiç përmendi obezitetin, pirjen e duhanit në moshën adoleshente, gjë e cila injorohet.

Nefrologu Dushko Georgiev, nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, nga ana e tij tha se Maqedonia ka një përqindje të madhe sa i përket transplantimit të veshkave duke përmendur shifrat prej 115 pacientëve, nga të cilët 100 kanë bërë transplantim nga donues të gjallë dhe 15 prej kadaverit.

“Nga shkaku i rinovimit të sallave për operacion në klinika kjo procedurë është ndërprerë dhe është mëkat që pacientët të mos mund të marrin trajtimin për arsye të natyrës teknike”, tha ai.

Dita Botërore e veshkës (WKD) është ngjarje e inicuar nga ana e Shoqatës ndërkombëtare për nefrologji (ISN) dhe Federata ndërkombëtare e fondacioneve të veshkëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button