Gazetaria në “Urën e Siratit”

[Recension: VIDEO: A e kaloi Ali Ahmeti “Urën e Siratit”? Ja si përgjigjet ai!]

Integrimi i fesë, besimit në tekstet që duhet të kenë karakter informues ka marrë hov në mediat shqipe në Maqedoni. Edhe pse informacioni dhe objektiviteti nuk shkojnë bashkë me bindjet fetare pasi që ato janë personale dhe subjektive, gazetarët shpeshherë përdorin religjionin për t’i dhënë “peshë” lajmit, pasi që popullata shqiptare është e ndjeshme kur përmendet besimi apo bindja fetare. Një model i tillë është edhe teksti që po recensojmë, ku një gazetar pyet liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, duke aluduar në një deklaratë të tij, se “a e ka kaluar Urën e Siratit”, që nënkupton ditën determinuese se a do të shkojë në ferr apo në parajsë, ndërsa Ali Ahmeti mbrohet duke thënë se nuk ka bërë gjynahe, gjë që nuk ka lidhje me të bërit apo jo mëkatë, pasi që sipas besimit Islam, urën do ta kalojnë të gjithë njerëzit, pavarësisht vallë kanë bërë gjynahe dhe në cilën anë do të përfundojnë.

ura e siratit alija1Linku deri te artikulli origjinal: VIDEO: A e kaloi Ali Ahmeti “Urën e Siratit”? Ja si përgjigjet ai!

Data dhe koha e publikimit: 03.03.2016
Data e recensionit: 04.03.2016
Recensuese: Ferikan Iljazi

Sidoqoftë, kthehemi tek lajmi, i cili ‘gjykon’ Ali Ahmetin se ka vallë ka bërë gjynahe. Autori i tekstit kritikon Ahmetin se po bën gjynah pasi që ai vetë jep gjykim për vetveten se a është mëkatar apo jo, ndërsa më vonë edhe vetë autori, sipas kësaj logjike, hyn në rrethin e mëkatit, pasi që komenton dhe gjykon dikë tjetër vallë ka bërë mëkate.

“Nuk kam bë gjynahe për të kaluar Urën e Siratit”, deklaroi Ahmeti, duke bë një gjynah tjetër të madh, sepse sipas të gjitha feve, për gjynahet e një personi gjykon vetëm Zoti, e jo ai person vetë”

Po të mos ishte aluyioni i Urës së Siratit, ky lajm as që do të shkruhej. Ngase, në këtë tekst nuk ekziston asnjë informatë reale, asgjë tjetër, përveç komentimit të gjynaheve. Deklarata është dhënë nga Ali Ahmeti pas daljes nga Prokuria Speciale, ku kishte shkuar në cilësinë e dëshmitarit për rastin “Kosmos”, por ky element nuk qëndron askund në tekst. Gjithkush që do të lexonte këtë lajm-koment, nuk do ta ketë të qartë se ku e ka thënë këtë deklaratë Ali Ahmeti, e aq më pak në çfarë konotacioni. Elementi i vetëm që jep një pasqyrë të vakët për atë se ku ka qenë Ahmeti, dhe në çfarë konteksti ka dhënë këtë përgjigje është kjo fjali:

“Më pas Ahmeti ka vazhduar të përgjigjet në stilin e tij pak të kuptueshëm. Pas dy orëve e gjysmë dëshmie, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka dalë nga Prokuroria Speciale”

Ky tekst ka mundur të duket shumë ndryshe. Por gazetari ka zgjedhur rrugë ‘më të lehtë’ për të shkruar këtë informatë, me shumë elemente të komentit. E pakta që ka mundur të bëjë është që të japë të dhëna informuese – se ku ka qenë Ahmeti, çfarë ka deklaruar dhe në çfarë cilësie, e më pas ka mundur të publikojë videon, e cila tregon gjithçka. Kjo do t’i jepte hapësirë lexuesit që të vlerësojë ai vetë, e jo gazetari, nëse “ka bërë apo s’ka bërë gjynahe” kreu i BDI-së.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Problemi qendron separi ne pyetjen e gazetarit, se separi ai nuk e njeh historine e ,Ures se Siratit,, Gazeta ,Lajm,, ka probleme me etiken gazetareske, mbajtjen ane,sulm dhe deformim te informacioneve dhe ngjyrosje sipas tekeve personale te ciftit te Fejzi Hajdarit.Ne fund del pacavure e leter toaleti e jo gazete si qe pretendon per lajme.

Leave a Reply to ÇAIRI Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button