iPhone i ri do të jetë më i madh

Nëse iPhone 6S Plus ka qenë shumë i madh, atëherë për përdoruesit e Apple-it është një lajm i keq – kompania amerikane ka vendosur që pajisja e ardhshme e vitit 2017 të jetë edhe më i madh.

Apple planifikon që kah fundi i këtij viti të lansojë telefonin me ekran 5.8-inç, raporton DigiTimes.

iPhone i ri pritet të jetë pajisja e parë e Apple-it që do të ketë ekranin AMOLED.

Ekranët OLED dhe AMOLED ia mundësojnë prodhuesve që të krijojnë telefona më të hollë, më të lehtë dhe me bateri më të fuqishme.

Teknologjinë e ekranit të ri Apple tashmë e ka vendosur te Apple Watch, e cila ia mundëson orës që të ketë jetë më të gjatë, por deri më tani mbetet e paqartë nëse iPhone 5.8-inç do të zëvendësojë modelin Plus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button