Sanders dhe Clinton përballen në Florida

Kandidatët për president nga Partia Demokratike, Hillary Clinton dhe Bernie Sanders janë ballafaquar në Florida në temën e emigracionit, ekonomi, kontroll të armëve dhe shumë të tjera.

Debati u zhvillua në Miami vetëm pak ditë para xhiros së re të votimeve në disa shtete, përfshirë edhe Floridan, transmeton Klan Kosova.

Me 246 delegatë, shteti jugor është çmimi më i madh.

Sanders habiti të gjithë kur fitoi në Michigan, por Clinton thelloi edhe më shumë epërsinë me triumfin në Mississippi.

Në taborin republikan të njëjtën ditë, Donald Trump doli i pari edhe në tri shtete(Michigan, Mississippi dhe Haëaii), ndërsa Ted Cruz në Idaho.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button