‘Lufta’ në Youtube: Flori hakmerret, mbyll kanalin e Arkivashqip (Foto)

E kishim lënë që Acromax alias ArkivaShqip, kërkonte që Flori të shlyente borxhin prej 18.000 eurove. Themeluesi i Acromax, Aldor Nini ishte shprehur se nëse ky dëm nuk shlyhet sa më shpejt, Flori do të paditet.

Dhe ja që hakmarrja e Florit vjen e menjëhershme dhe e pamëshirshme sepse të ardhurat e Acromax burojnë kryesisht nga ai kanal në Youtube që tashmë është mbyllur si pasojë e shkeljes së të drejtave të autorit dhe pas kontestimeve nga Florjan Mumajesi dhe Ervin Gonxhi.

Ky është mesazhi origjinal që shfaqet sot kur tenton të hapesh kanalin ArkivaShaqip në Youtube:
“YouTube account ArkivaShqip has been terminated because we received multiple third-party notifications of copyright infringement from claimants including: Florjan Mumajesi, Ervin Gonxhi, Flori Mumajesi.”

Nuk është hera e parë që kanali i ArkivaShqip mbyllet dhe betejat nëpërmjet kanaleve Youtube tashme janë çështje e ditës.

Këngëtarët shikojnë të shushatur sesi videot e tyre fshihen nga Youtube dhe janë të pafuqishem për të mbrojtur punën e e tyre dhe investimet e tyre, ndërsa fansat duan vetëm të degjojnë muzikë, por ja që censura e pakuptimtë, leku dhe hakmarrjet personale kane krijuar një vorbull kaosi që do e mbështjellë muzikën shqiptare për një kohë shumë të gjatë.

Ky është mesazhi origjinal që shfaqet sot tek Arkivashqip në Youtube

Lajme të ngjashme

Back to top button