Dhjetë minoren rrahin 14 vjeçarin në Gostivar

Në Gostivar ndodhi në përleshje e tmerrshme ku dhjetë fëmijë të mitur kanë rrahur moshatarin tyre 14 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe trup.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bën të ditur se mbrëmë rreth orës 21 në rrugën “S. Peposki” të Gostivarit, rreth dhjetë fëmijë kanë sulmuar fizikisht moshatarin e tyre D.N. 14 vjeçar, me ç’rast ata e kanë rrahur me grusht kokës dhe shqelma në trup, të cilat goditje vërtetohet me shenjat e mbetura në trupin e  djaloshit.

Stacioni policor në Gostivar ka ndërmarrë masa për gjetjen e autorëve të rrahjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button