Trupat speciale amerikane kapin shefin e armëve kimike të ISIS-it

Forcat speciale amerikane arritën të kapin në Irak shefin e njësisë së veçantë të ISIS-it për armët kimike, njoftuan burime të shërbimeve sekrete irakiane, të cituara nga agjencia amerikane e informacionit, Associated Press, njofton TV21.

Kjo agjenci citon dy zyrtarë të shërbimeve sekrete irakiane, sipas të cilëve bëhej fjalë pikërisht për shefin e armëve kimike të ISIS-it, zyrtar i lartë i kësaj organizate xhihadiste, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin arrestuar gjatë një operacioni të trupave speciale, muajin e kaluar në Irak, por pa e ditur se për kë bëhej fjalë.

Dy zyrtarët e shërbimit sekret irakian thanë se personi ishte identifikuar si Suleiman Daoud al-Afari.

Al Afari, rreth të 50-ave, ka punuar gjatë regjimit të diktatorit irakian, Sadam Husein, për një njësi kërkimore të forcave të armatosura për armët kimike dhe biologjike.

Që nga dhjetori i kaluar, administrata e presidentit amerikan, Barack Obama ka përpiluar një strategji të re kundër ISIS-it që parashikon operacione të forcave speciale në territoret e kontrolluara prej tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button