Trangujt e Gruevskit dhe letra higjienike e Pentagonit

Sonja Kramarska, kolumnë – “Çka do të sjell Shipoviqi”, Utrinski Vesnik
Do të jetë me të vërtetë mëkat nëse Qeveria lejon që rasti me kryetarin e Qendrës të rritet në edhe një fre për përparimin e Maqedonisë  drejt integrimeve euroatlantike.

Kire Naumov, kolumnë – Trangujt e Gruevskit, Utrinski Vesnik
Pse dikush ti besojë më shumë Gruevskit se sa LSDM-së? LSDM  po paguan që nuk i plotësoi premtimet e vitit 2002, por Gruevski  dha premtime spektakolare të rrejshme para pesë, ne fakt para 2 vitesh. Llogaria po vjen për pagesë.

Darko Janevski, kolumnë – “Qeni – rrojtar i Ambasadores holandeze”, Dnevnik
Kampionët e demokracisë tani janë promovuar në kampionë për malverzime. Tash shko e vërteto nëse në Pentagon është ble letër higjienike me dy shtresa, e është paguar si me tre shtresa ose kështu diçka.

Hristo Ivanovski, koment – “U tha karota e BE-së”, Dnevnik
Se diçka thelbësisht duhet të ndryshojë në qasjen e BE-së ndaj plotikës së zgjerimit, tregon edhe ratsi me Islandën, shtet i cili nuk e pa veten si në klub elitash.

Branko Triçkovski, kolumnë – “ Dopingu vdekjeprurës për maqedonizmin e VMRO-së”, Sloboden Peçat
A e dini ju z. Horhe, se regjimi që e përfaqësoni është më i rrezikshëm se armët më të rrezikshme kimike në drejtimin më të pavolitshëm të erës? Dhe se nuk mundemi të mbetemi edhe vmro-vistë dhe Maqedonas  në të njejtën kohe dhe me afat më të gjate se dy- tre mandate! /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button