FRI – Dega Kumanovë shënoi 7 marsin, Ditën e Mësuesit

Në teatrin e Kumanovës u organizua kuizi i diturisë ku morën pjesë nxënësit e përzgjedhur nga tri shkollat e mesme shqipe të Kumanovës.

Nxënësit garuan mes tyre në 4 kategori, kurse punën e tyre e përcolli komisioni në përbërje të: prof. Nazmi Ejupit, prof. Lazime Aliji-Limani dhe Valon Elezi.

Më të mirët nga kjo garë dolën nxënësit Memedali Limani dhe Nermine Ibishi që përfaqësuan Shkollën e Mesme Teknike “Nace Bugjoni”.

Në vendin e dytë nxënëset Gresa Memeti dhe Emine Alimi që përfaqësuan Shkollën e Mesme Komunale “Sami Frashëri”.

Vendi i tretë – nxënëset Semra Sadiku dhe Nerxhivane Ajdini që përfaqësuan Shkollën e Mesme Ekonomike “Pero Nakov”.

Nxënësit u shpërblyen me nga një shumë modeste të hollash. Në këtë manifestim fjalë përshëndetëse patën kryetari i FRI-së Dega Kumanovë, Liridon Ismaili dhe drejtori i gjimnazit të Kumanovës, prof. Hysen Rrahmani. Poashtu nëpërmjet një videoje u prezentua edhe një hitorik i shkurtër për 7 marsin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button