Iniciativa për amnisti para deputetëve, Shkariq: Ndryshime urgjente në kodin penal

Gjykata Kushtetuese sot e miratoi tekstin e vendimit për iniciativën për falje për të dënuarit për mashtrime zgjedhore. Siç informojnë burime nga Gjykata Kushtetuese, tani do të pritet mendimi i Kuvendit, ndërsa na fazën pasuese, gjyqtari raportues do të dorëzojë lëndë, për të cilën, gjyqtarët kushtetues duhet të vendosin a do ta pranojnë apo do ta refuzojnë propozimin. Profesori i së drejtës kushtetuese Svetomir Shkariq është i befasuar me veprimet e Gjykatës Kushtetuese, njofton TV21.

“Ligji për amnisti, ashtu siç është sjellë në vitin 1993, dhe më pas i plotësuar në vitin 2009, në tërësi është në pajtim me Kushtetutën. Përkundër kësaj, Gjykata Kushtetuese siç duket, ka vendosur t’i heq dispozitat që i konsideron të kontestueshme, e që janë sjellë në vitin 2009. Nëse merret një vendim i këtillë, atëherë gjyqtarëve kushtetues duhet t’u jetë e qartë se kështu, në mënyrë flagrante e shkelin Kushtetutën, dhe prandaj duhet të mbajnë përgjegjësi”, u shpreh Svetomir Shkariq, Profesor i së drejtës kushtetuese.

Vendimi që mund ta marrin gjyqtarët kushtetues, sipas Shkariqit, nuk do t’i vij në ndihmë shefit të shtetit.

“Kryetari i vendit është i obliguar ta respektojë Kushtetutën, e jo ligjet. Ndërsa Kushtetuta, kategorikisht mundëson që me ligj të bëhet një kufizim i caktuar. Kushtetuta bën dallimin ndërmjet amnistisë dhe faljes dhe kryetari i vendit, këtë dallim duhet ta respektojë. Nëse nuk e respekton Kushtetutën, atëherë kundër atij duhet të ngritët impiçment”, tha Shkariq.

Kryetari i vendit, siç shpjegon profesori, njëjtë si paraardhësit e tij, Trajkovski dhe Cërvenkovski, mund që personat e akuzuar nga Prokuroria speciale t’i abolojë, gjegjësisht siç thotë Shkariq, ta pengojë Prokurorinë Speciale të ngrejë aktakuzë kundër kryerësve të caktuar të veprave penale.

“Domethënë, të gjithë kryerësit e veprave penale nga fusha e të drejtës penale mund të abolohen në qoftë se Prokuroria Speciale i akuzon. Shefi i shtetit mund t’i abolojë, gjegjësisht t’i lirojë nga ndjekja penale dhe në këtë mënyrë të mos bëhet asgjë në përmirësimin e legjislacionit zgjedhor. Në këtë mënyrë, efektet e Prokurorisë Speciale do të eliminoheshin. Prandaj Gjykata Kushtetuese shpejton që shefit të shtetit t’i mundësohet hapësirë të veprojë njëjtë sikur paraardhësit e tij”, shtoi ai.

Shkariq këshillon që urgjentisht të ndryshohet Kodi penal dhe të bëhet dallim ndërmjet faljes dhe amnistisë. Përndryshe, edhe partitë dolën me njoftim. VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin e njëjtë rreth ligjit për amnisti njëjtë si në vitin 2009, ndërsa në njoftimin e LSDM-së thuhet se vendimi i turpshëm i Gjykatës Kushtetuese, nuk mund dhe nuk mund ta mbrojë Nikolla Gruevskin  dhe bashkëpunëtorët e tij nga krimi zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button