Rexhallari në Kampionatin Evropian kundër më të fortit

Në Kampionatin Evropian të mundjes, që këtyre ditëve është duke u mbajtur në Riga të Letonisë, reprezentacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga seleksionuesi Lulzim Vrenezi do të merr pjesë me pesë mundës, në mesin e të cilëve edhe Jasin Rexhallari anëtar i KM Liria.

Rexhallari do të garoj në kategorine deri me 61 kg, ndërsa sot ka mësuar kundërshtarin e tij, e ai do të jetë gjeorgjiani Vladimer Khinchegashvili.

Për Jasinin, është një short shumë i vështirë, pasi do të ketë përballë kampionin aktual botëror të kategorisë deri më 57 kg, si dhe nënkampionin olimpik nga Londra, në kategorinë deri më 55 kg. Khinchegashvili është edhe kampion Evropian nga vitit 2014 në Vanta të Finlandës.

Sot Maqedonia u prezantua me Dejan Mitrovin dhe rusin e natyralizuar Mogamedaxhi Nurov, të cilët u përshëndetën që në xhiron e parë pasi pësuan humbje, nga ukrainasi Radulov dhe gjermani Thiele.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button