Terror në Metronë e Moskës (Video) + 18

Një kamerë e sigurisë kapi një sulm të frikshëm me armë zjarri të ndodhur brenda një vagoni në metronë e Moskës.

Besohet se dy personat e armatosur ishin me origjinë çeçene dhe se agresioni i tyre u motivua nga urrejtja ndaj rusëve etnikë.

Dy sulmuesit shfaqen duke qëndruar të ulur në kabinë, deri kur më i moshuari prej tyre sinjalizon më të riun dhe nis një zënkë, gjatë të cilës një person i rastësishëm qëllohet në kokë dhe tjetri në pjesën abdominale, transmeton TCH.

Video tregon më pas se si të tmerruar udhëtarët vrapojnë drejt fundit të vagonit, ndërsa agresorët i mbajnë nën kërcënimin e armës deri në mbërritjen në stacionin më të afërt, nga ku mundën të largoheshin.

Ndërsa i plagosuri në kokë bie në tokë përtej objektivit të kamerës, i plagosuri në stomak vazhdon të qëndrojë në këmbë, teksa një lloje gjaku krijohet pranë tij.

Pas ndalimit të trenit dhe largimit të terroristëve u bë e mundur që të dy të plagosurit të dërgoheshin në spital dhe të dy arritën të mbijetonin, ndonëse i plagosuri në kokë u konsiderua fillimisht në gjendje kritike për jetën.

Sulmi në metro u verifikua në datën 17 nëntor dhe për të u fol gjerësisht në mediat ruse, por publikimi i videos u realizua vetëm të premten prej autoriteteve, me besimin që kjo do të lehtësojë arrestimin e dy separatisteve çeçene. 

Lajme të ngjashme

Back to top button