Palëvizshmëria

Nuk ka më keq se kaq,

mendoja shpesh,

derisa mblidhja copëzat e zemrës nëpër qilim

nëpër rrugët e fëmijërisë

dhe rrugica të panjohura

rreth lumit

në banjot e kristalta të hoteleve

nëpër karriget e spitaleve

në korridorin e ngushtë me numër tek

në avion…

Po ashtu shpesh jam bindur që ka,

ka shumë më keq,

nuk merr fund dhimbja me ty

as dashuria,

as trishtimi,

të gjitha rrjedhin në mua njëkohësisht

si një dallgë e lartë e së keqes

e unë jam sërfuesi i vetëm

në një ditë pa diell

ku mjegulla ka puthur qiellin e tokën.

Duart i kam të mpira por qëndroj në këmbë

sytë më dhëmbin por nuk mbyllen

shpirti nuk del me zor

rri peng i vuajtjes

plagën gërryej me thonj,

të rrjedh

e rrjedh

deri sa të mpihet gjaku por jo dhimbja.

 

Asgjë nuk ndodh rastësisht

dhe ka më keq

andaj as shkrimi, as britmat e as heshtja nuk ndihmojnë.

 

Autori i panjohur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button