Përsëri shënon Emini, makineria e golave te Kukësi

Është luajtur sot java e 25-të e kampionatit shqiptarë nuk kanë mbetur pa lënë gjurmë edhe shqiptarët nga Maqedonia. Ai që po bën namin në Shqipëri padyshim se është Izair Emini, i cili ka vazhduar të tundë rrjetet kundërshtare dhe duke shënuar nga java në javë. Kukësi i Eminit sot ka marrë edhe një tre pikësh shumë të rëndësishëm falë golit të tij, në duelin ndaj Laçit. Super Emini golin e vetëm e ka shënuar në minutën e 72-të, me çka e ka ngritur skuadrën e tij tani në pozitën e tretë duke i dhënë shansin që të jetë favorite për vend që do ti mundësojë të luajë në garat evropiane.

Emini ka folur pas ndeshjes duke thënë se nuk e kishte pritur një fillim kaq të mbarë në kampionatin e Shqipërisë. “Skam pritur të kem një fillim të këtillë, por padyshim se si sulmues jam shumë i kënaqur që kam arritur të shënon në secilën ndeshje që kam luajtur. Unë premtoj se nuk do ndalem me kaq, por duke mos caktuar se sa gola do të shënojë deri në fund të sezon it, mirëpo ajo që është më e rëndësishme, dua të tregoj lojë të mirë e që me golat e shënuar do të ndihmoj skuadrën që të arrijë objektivat, dalja në skenën ndërkombëtare”, ka thënë Emini për Portalb.

Izair Emini tani është në kuotën e gjashtë golave nga shattë ndeshje sa ka zhvilluar në kampionatin e Supërligës së Shqipërisë dhe ka vetëm 6 më pak se i pari Hamdi Salihi i cili ka luajtur 21 ndeshje në kampionat.

Në anën tjetër trajneri shkupjan i Flamurtarit të Vlorës, Zekirija Ramadani edhe një herë është kthyer i pamposhtur nga kryeqyteti shqiptar, Tirana duke luajtur baras 0:0 me Tiranën. Por Flamurtari vazhdon të jetë edhe më tej në zonën e rrezikut në tabelë, me vetëm dy pikë më shumë se Bylisi që është në pozitën e nëntë që e ndanë zonën e largimit. / Portalb /

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button