Krijohet “Lëvizja për demokraci në PS”

Krijohet një grupim i ri brenda Partisë Socialiste. Ka qenë Maqo Lakrori ai që ka shpallur platformën “Lëvizja për demokraci në PS” gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare.

Kjo lëvizje kërkon zbatimin e statutit dhe kryerjen e zgjedhjeve për kryetar, gjë e cila është kërkuar shumë herë publikisht edhe nga deputeti Ben Blushi.

Pjesë e kësaj platforme janë 8 anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS-së: Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Namik Kopliku, ish Presidenti Rexhep Meidani, Maqo Lakrori, Ndre Legisi, Petrit Ago dhe Suzana Hakrama, grupimi që i dërgoi letër KGS për zbatimin e statutit.

Bie në sy që në listën e themeluesve të kësaj lëvizje mungon Arta Dade, e cila ka qënë shumë aktive pro Blushit, por dje u shfaq në krahë të Ramës në Konventën e Gruas, e nuk i kurseu batutat me të.

Anëtarët e “Lëvizjes për demokraci në PS” Ben Blushi Mimoza Hafizi Namik Kopliku Rexhep Meidani Maqo Lakrori Ndre Legisi Petrit Ago Suzana Hakrama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button