Protesta para MPB-së: Kryqi do të ndërtohet

Në krye me kryetarin e Komunës së Butelit, Petre Llatinovski dhe simpatizues të VMRO-DPMNE-së, sot u mbajtë protestë para Ministrisë për punë të brendshme, ku protestuesit kërkuan dorëheqje te ministrit Oliver Spasovski, transmeton Portalb.

Ata thonë se Spasovski nuk i ka mbrojtur banorët e Butelit gjatë protestave të funksionarëve të BDI-së në vendin e gurthemelit të kryqit.

“Shpresoj se ky zë do të arrijë aty ku duhet, besoj në institucionet, besoj në MPB-në. Deri tani të gjithë të punësuarit në këtë institucion kanë dëshmuar se janë profesionistë dhe dinë ta kryejnë punën për t’i mbrojtur qytetarët”, tha para protestuesve Llatinovski.

Duke kryetari i Komunës së Butelit ka theksuar se vendimi për anulimin e kryqit nuk është anuluar dhe se as ai si kryetar komune e as askush tjetër nuk e këtë të drejtë. Në pyetjen gazetareske pse ky insistim për kryq, ai tha se komuna e tij nuk do të harxhojë asnjë denar për këtë kryq.

“Është iniciativë e Kongresit botëror maqedonas. Ne nëpërmes projekteve kemi dëshmuar se komuna Butel është vend i denjë për të jetuar”, tha Llatinovski.

Të pranishmit kanë kërkuar nga Spasovski që ta mbrojë vendin ku është vënë gurthemeli për ndërtimin e kryqit në Butel./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button