Hudhje e benzinës në zjarr

[Recension: Në marrëveshje me Spasovskin tërhiqet policia dhe vendosen tenda në Butel]

Kur nuk ka aspak përgjegjësi dhe obligim për të raportuar në mënyrë të saktë, gjithëpërfshirëse dhe të konfirmuar me burime ose me argumente të tjera, atëherë mbetet që publiku të bombardohet me përmbajtje mediatike që janë të anshme, me komente, me epitete ofenduese…

Mirëpo, kjo nuk është gazetari. Pse?

Si e para, nuk ka asnjë argument që do ta konfirmonte pohimin kategorik të titullit. Asnjë burim, asnjë indikacion më serioz se tërheqja e policisë dhe tendat e vendosura janë vepër e marrëveshjes me ministrin Spasovski.

Dhe nuk është vetëm kjo. Kjo përmbajtje maksimalisht e nëpërkëmb edhe parimin e parë të Kodit të gazetarëve se nuk do të publikojë informata të paverifikuara dhe se ato duhet të verifikohen nga së paku dy burim të pavarura.

Veçanërisht kur bëhet fjalë për akuza të këtilla të ashpra.

03042016-Vecer-SpasovskiLinku deri te artikulli origjinal: Në marrëveshje me Spasovskin tërhiqet policia dhe vendosen tenda në Butel

Data dhe koha e publikimit: 04.03.2016, 08:47

Data e recensionit: 04.03.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

TEKST AKUZUES

Veçanërisht i pakujdesshëm dhe fare i pabazuar është pohimi në tekst ku thuhet se:

“Spasoski, njësoj sikurse edhe të tubuarit, në tentimin për të bërë pazar, nuk mendoi për sigurinë e banorëve përreth të cilët e mbështetën ndërtimin e kryqit.”

Ky qëndrim i papërgjegjshëm gazetaresk, përveç që është, sipas të gjitha gjasave, i pavërtetë për shkak se nuk ka asnjë dëshmi për “pazarin e bërë”, poashtu është dhe në kundërshtim të drejtpërdrejtëme nenin 10 të Kodit të gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për raportimin nga konfliktet. Neni 10 thotë:

“Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…).”

Në kundërshtim me standardet që i sugjeron ky nen, përmbajtja mediatike që e recensojmë është përplot me gjuhë dhe me komente që i forcojnë tensionet.

Prandaj, ky tekst gazetaresk është në kundërshtim edhe me dispozitat profesionale që parashohin distancë të paanshme, të balancuar dhe profesionale nga subjektet politike (Neni 13 i Kodit).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button