Vetëm Gjykata mund të lejojë mbikëqyrje ndërkombëtare të PSP-së

Me qëllim që të largohen dyshimet dhe të zvogëlohen trysnitë ndaj institucionit që qytetarët kanë pritje të mëdha për jo-selektim dhe pavarësi në rrugën drejt drejtësisë, në publik hapet çështja: Pse nuk ka mbikëqyrje ndërkombëtare të OSBE-së ndaj procedurave të Prokurorisë Speciale Publike (PSP-së)?

Një mbikëqyrje e tillë është paralajmëruar që në shtator të vitit 2015, atëherë kur është biseduar për formimin e PSP-së, por deri më tani nuk është kërkuar. Gjithashtu hapet çështja: Kush duhet ta kërkojë? Andreja Stojkovski nga Qendra Maqedonase për Arsim Evropian, thotë që publiku mjaft pak ka pasur njohur për përmbajtjen e bisedimeve për ligjin për Prokurorinë Speciale, transmeton Portalb.

“Sa për të rikujtuar, gjatë bisedimeve për ligjin, është përmendur mundësia që misioni i OSBE-së në Maqedoni ta bëjë mbikëqyrjen e procedurave të PSP-së dhe të procedurat para gjykatave. Sipas informatave jo-zyrtare, letra me të cilën ftohet OSBE-ja ta fillojë misionin-mbikëqyrës ka qenë përgatitur nga Delegacioni i BE-së, por ministri i Jashtëm, Nikolla Poposki ende nuk e ka nënshkruar”, thotë Stojkovski.

Ai thekson se ligji për Prokurori Speciale lë mundësi që nëpërmjet interpretimit të gjerë të nenit 12, dhe vet prokurorja speciale të kërkojë ndihmë juridike-ndërkombëtare për të gjitha çështjet për kompetencat e saja.

Dojçe Vele, para dy ditëve ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme – a është dërguar letra deri te OSBE-ja, me të cilët kërkohet mbikëqyrje ndërkombëtare ndaj procedurave që dalin nga puna e Prokurorisë Speciale. Deri tani nuk kanë marrë ende përgjigje.

Nga Prokuroria Speciale, thonë që nuk kanë asgjë kundër që puna e tyre të jetë nën mbikëqyrje.

“Nuk jemi kundër që të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare ndaj punës sonë, sepse puna jonë është në bazë të dispozitave të parapara ligjore”, kanë deklaruar nga Prokuroria Speciale.

Përderisa shumohen mundësitë se a duhet dhe kush duhet të kërkojë mbikëqyrje ndërkombëtare nga OSBE në Shkup nuk komentojnë se kush duhet të kërkojë, por kush duhet ta lejojë mbikëqyrjen, transmeton Portalb.

“Qasja në sesionet e gjykatës është e rëndësisë vitale për punën e ekipit-mbikëqyrës të OSBE-së për proceset gjyqësore. Qasa deri te proceset është nën kompetencat e Gjykatës. Kjo do të thotë se askush tjetër përveç Gjykatës nuk mund ta lejojë ekipin tonë të mbikëqyrë, në përputhshmëri me kornizën ligjore. Misioni jonë mbikëqyr dy raste që po i heton Prokuroria Speciale dhe të cilët janë në proces gjyqësor. Duke e pasur parasysh se shumica e rasteve të PSP-së janë në fazën e hetimit, që sipas Ligjit për të Drejtë Penale do të thotë që ende janë të f fshehta. Ashtu siç rastet do të materializohen në gjyqësor, ekipi jonë mbikëqyrës do të jetë në gjendje që të njëjtat t’i mbikëqyr në tërësi”, thonë nga misioni i OSBE-së në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button