Besimi: pas zgjedhjeve Maqedonia sërish do të vlerësohet nga BE-ja

 Zëvendëskryeministri për euro-integrime Fatmir Besimi, sot realizoi takim pune me Sekretarin Gjeneral në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë Mikele Valensieze.

Gjatë takimit u diskutua gjendja aktuale politike në vend, në të cilën Besimi theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të periudhës së ardhshëm për plotësimin e gjitha parakushteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në përputhje me standardet ndërkombëtare, njoftojnë nga kabineti i Besimit.

Lidhur me detyrimet e vendit në procesin euroatlantik, Besimi theksoi realizimin e Reformave Urgjente Prioritare, të cilat janë të rëndësisë së veçantë, duke pasur parasysh se pas zgjedhjeve, vendi do të merr edhe një Raport nga Komisioni Evropian në bazë të së cilës do të përcaktohet perspektiva e mëtejme e Maqedonisë

Sa i përket krizës së migrantëve, bashkëbiseduesit iu referuan konkluzioneve të Samitit të BE-së dhe Turqisë, si dhe nevoja për progres konkret në zbatimin e marrëveshjes. Të dy theksuan rëndësinë e politikës së përbashkët dhe efektin në kuadër të gjitha vendeve të BE-së, me theks të veçantë në principet e solidaritetit në menaxhimin me krizën, në të cilën Maqedonia do të vazhdojë të jetë partner konstruktiv në këtë proces, njoftojnë nga kabineti i Besimit.

Në takim u theksuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button