Shenjat e vogla të kancerit të vezores që çdo femër duhet t’i dijë!

Fryrje e vazhdueshme e barkut
“Mendova: ‘Ky nuk është trupi im’. Aty fillova të shtypja barkun me duar kur ndjeva një masë.” Pas 72 orës, Jenn Sommermann u diagnostikua me kancer të vezores së shkallës së tretë dhe iu nënshtrua një histerektomie të plotë. Ndonëse ajo mendoi se tumori me përmasat e një patllixhani ndodhej në anën e majtë ku ajo kishte ndjerë masën, në fakt ai ndodhej në të djathtën, pasi të gjitha organet ishin spostuar në të majtë për t’i krijuar hapsirë tumorit.

Vështirësi në të ngrënë dhe ngopje e shpejtë
“Normalisht haja shumë. Por përgjatë dimrit, para se të diagnostikohesha, haja dhe ngopesha shumë shpejt. E humba ndjesinë e urisë dhe humba 9 kg shumë shpejt,” tregon Mary Schwarzenberger.

Dhembje barku dhe të pjesës nën stomak
Sommermann rrëfen se ajo nisi të kishte dhe probleme me sistemin e tretjes që i shkaktonte dhembje stomaku. Ajo ishte një tip tepër atletik dhe në momëntin që filloi të kishte gjithë këto shqetësime, vendosi të bënte analizat e nevojshme.

Nevojë e shpeshtë për të urinuar
Mary Schwarzenberger tregon se papritur një periudhë filloi të çohej rregullisht në mes të natës për të urinuar, gjë që nuk e bënte më parë. “Fillimisht mendova se po pija shumë ujë para se të flija, ngaqë po përpiqesha të qëndroja e hidratuar sa më shumë,” shprehet ajo. Në ë vërtetë, ishte tumori në rritje që ushtronte presion ndaj fshikëzës së urinës.

Ndjesia
Jo të gjithë kanë simptoma të rënda të kancerit të vezoreve, por të paktën një pjesë e madhe e pacienteve kanë provuar diçka që nuk i ka gënjyer: Ndjesia se ka diçka që nuk shkon me trupin tënd.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button