Ndryshimet e ligjit për hotelieri të papranueshme për sektorin e biznesit

Shoqata për hotelieri dhe turizën e Odës Ekonomike, Asociacioni i hoteleve, restorante dhe kampeve-auto dhe Oda Ekonomike për turizëm në Maqedoni, bashkë në një mbledhje kanë diskutuar për ndryshimet më të reja të ligjit për veprimtari hotelierike të sjella në procedurë të përshpejtuar nga Kuvendi, që tanimë janë të publikuara në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, njofton Oda Ekonomike, transmeton Portalb.

Ndryshimet dhe plotësimet parashikojnë: Kategorizim të ri të të gjithë llojeve të objekteve për akomodim, në afat prej një viti pas hyrjes së Ligjit në fuqi, që do të thotë se deri në shkurt të vitit 2017 të gjitha objektet hotelierike dhe për akomodim duhet të jenë sërish të kategorizuara me çmime të reja, duke vendosur tarifë prej 100 eurove për një yll, deri më 500 euro për pesë yje. Në këtë harxhim përfshihen edhe harxhimet e komisionit i cili e zbaton kategorizimin, komision i cili duhet të zgjerohet nga 5 deri më 13 anëtarë që janë ekskluzivisht nga institucionet qeveritare.

Qëllimi i takimit ka qenë që nëpërmjet një debatit të hapur të dëgjohen mendimet për sektorin e biznesit për atë se si ndryshimet e ligjit për hotelieri janë sjellë në procedurë të përshpejtuar pa konsultim paraprak të bashkësisë së biznesit, duke e pasur parasysh faktin që në afat prej 1 viti duhet që të përfundojë plotësisht kategorizimi i ri i të gjitha objekteve hotelierike për akomodim.

Pas debatit të stërzgjatur në të cilin kishte edhe përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë si kompetente për turizmin në vend si dhe nga Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit, u vendos që vërejtjet në mënyrë të sublimuar të dërgohen deri te ministritë përkatëse si dhe do të kërkohet takim të drejtpërdrejtë me ministrin e ekonomisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button