Maqedoni, ja pse 2017 studentë nuk morën tabletë-kompjuter me tastaturë të jashtme

Sipas listave dhe raporteve është konstatuar se 2017 studentë nuk i kanë përmbushur kushtet për fitimin e vauçerëve me vlerë nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Portalb më poshtë ua sjellë arsyet për refuzimit të tyre:

-1797 studentë janë refuzuar për shkak të të ardhurave të larta të familjes së studentit.

-168 studentë janë refuzuar për shkak që nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore të ligjit për program studimor (kanë qenë studentë të çrregullt ose nuk janë regjistruar për herë të parë).

-19 studentë janë refuzuar sepse nuk kanë pasur dokumentacion të kompletuar.

-33 studentë janë refuzuar për shkak se nuk kanë pasur të dhëna për të ardhurat e tyre dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, transmeton Portalb.

Përndryshe, për shfrytëzimin e vauçerëve me vlerë, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës,  IT-kompanive për këtë projekt u ka paguar 682 mijë euro.

Vauçerë me vlerë prej 8000 denarëve për tablet-kompjuter me tastaturë të jashtme kanë fituar 5237 studentë nga 7290 aplikues. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button