Emina Çunmulaj ka pasur idenë më gjeniale për 8 Mars

Ky 8 Mars i parë me ndjesinë e nënës duke qenë që është në pritje të vajzës së saj që lind pas pak javësh, e ka bërë modelen e njohur me orgjinë shqiptare, Emina Çunmulaj edhe më të ndjeshme ndaj grave. Ajo ka pasur idenë më të bukur në këtë 8 Mars.

Ndërsa të gjithë urojnë gratë e jetës së tyre, ajo ka zgjedhur të dërgojë lule te gratë e shtëpsië së të moshuarave, të cilat ndoshta nuk kanë marrë dhurata të tjera në këtë ditë.

“Gezuar 8 Marsin. Foto eshte nga shtepia e te moshuarve ne Tirane … Edhe pse nuk mund te isha aty personalisht sot doja te dergoja disa lule dhe te jepja buzqeshje ketyre femrave te mrekullushme qe i vizitova para sa muajve kur isha ne Tirane …. Te gjitha femrat meritojne buzeqeshje dhe dashuri”, ka shkruar Emina.

Ajo ka shfaqur gjithmonë anën humane duke qëndruar pranë personave të caktuar apo kauzave sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button