Conte: Topi i Artë për Pirlon

Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi? Antonio Conte zgjedh Andrea Pirlon. Trajneri i Juventusit mendon se mesfushori bardhezi e meriton ta fitojë Topin e Artë.

Edhe pse vitet e fundit ka dominuar argjentinasi në këtë garë, trajneri puljez thekson se Pirlo është një lojtar që me klasin e tij ka treguar përherë se mund të konsiderohet si një prej më të mirëve të planetit në profesionin e tij.

“Është shumë e vështirë të zgjedhësh mes Messit dhe Ronaldos por nëse do ta vendosja unë, padyshim që do t’ia jepja Andrea Pirlos. Ai është një lojtar fantastik dhe falë Zotit luan për skuadrën e Juventusit”.

Fjalë mjalti këto nga ana e trajnerit kampion të Italisë që në qendër të projektit të tij ka pikërisht ish mesfushorin e Milanit. Javët e fundit është folur për një largim të mundshëm të lojtarit nga skuadra torineze, por shoqëria ka bërë një hap përpara duke i ofruar një kontratë të re 2-vjeçare me 4 milionë Euro në sezon. Pirlo duket i predispozuar për të hedhur firmën por, palët do të ulen në një tryezë gjatë muajit Janar për të hedhur të zezën mbi të bardhë. 34-vjeçari u transferua te Juventusi në vitin 2011. Ai ka zhvilluar 80 ndeshje me fanellën bardhezi ku duke shënuar edhe 11 gola./ supersport

Lajme të ngjashme

Back to top button