Volejbollistët e Shkëndijës dhe Lirisë kërkojnë fitore

Fundjava do të sjellë edhe ndeshje në garat e volejbollit, ku ekipet shqiptare garojnë në Ligën e Parë për meshkuj dhe atë të femrave.

Derbi i xhiros së gjashtë te meshkujt do të luhet në Krushevë ku do të takohen ekipi i Sinalko dhe Shkëndijës e Tetovës. Në këtë ndeshje kuqezinjtë nga Tetova kërkojnë fitoren për të vazhduar garën për vendin e parë me konkurrentin tjetër Strumicën. Ndeshja Sinalko – Shkëndija zhvillohet sot  me fillim në orën 16:00.

Nga ana tjetër ekipi i Lirisë së Zherovjanit në përballjen kundër ekipit të Susheves pret të shënon fitore të sigurt, pasi luan para publikut vendor. 
Ja dhe të gjitha dyshet: Sinalko – Shkëndija, Liria – Susheva , Mavis – Vardari dhe Strumica – Probishtipi.

Në kategorinë e femrave në Tetovë Shkëndija do të përballet me ekipin nga Strumica Makedonija Maks. Për këtë ndeshje lojtaret e Shkëndijës duhet të angazhohen maksimalisht pasi për kundërshtare kanë një skuadër stabile. Ndeshja Shkëndija – Makedonija Maks zhvillohet sot me fillim në orën 18:00 te salla e gjimnazit. 

Në xhiron e gjashtë në kategorinë e femrave takohen: Shkëndija – Makedonija Maks, Bamikori – Borec Brako, Univeristeti G.D. – Janta Volej dhe Raotniçki – Forca Volej. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button