PDK-ja, sot nis punën për zgjedhjen e kryetarit të ri

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, sot Këshilli Drejtues i këtij subjekti do të caktojë datën e mbajtjes së konventës së përgjithshme në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së.

Sipas një njoftimi të Partisë Demokratike të Kosovës, sot nga ora 17:00 do të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues në njërin nga hotelet në Prishtinë.

Në këtë takim, pritet të diskutohet dhe caktohet konventa e përgjithshme për ta zgjedhur kryetarin e ardhshëm të PDK-së, si pasues të Hashim Thaçit, pas 16 vjet udhëheqje të partisë.

Kjo konventë pritet të mbahet në fund të prillit ose në fillim të majit. Kadri Veseli tashmë drejton partinë në bazë të statutit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button