Dy të rinj sulmohen me thikë në Kumanovë

Në njësinë e kirurgjisë pranë spitalit të Kumanovës, gjatë mbrëmjes së djeshme është pranuar 17 vjeçari H.P. me disa lëndime në trup të shkaktuara nga thika.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, djaloshi është transferuar në spitalin e Shkupit, kurse shoku i tij, 18 vjeçari S.A. qëndron në spitalin e Kumanovës, ngase lëndimet e tij ishin më të lehta.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 21 ne rrugën “Mosha Pijade” në qendër të qytetit, gjegjësisht në parkun e çerdhes për fëmijë “Angel Shajçe”.

Zëdhënësja e policisë së Kumanovës konfirmon rastin dhe thotë se ata janë sulmuar me mjet të mprehtë.

Sulmuesit, M.M. 18 vjeçarë dhe R.M. 15 vjeçarë nga Kumanova janë marrë nga policia dhe janë akuzuar në gjykatën Themelore në Kumanovë për kallëzimin penal, tentim për vrasje. 

Lajme të ngjashme

Back to top button