Puna që ofron 400 mijë dollarë të ardhura vjetore, dhe askush nuk e pranon

Tokoroa, qytet i rajonit të Waikato, ishull verior i Zelandës së re, ka hapur një konkurs për mjek kirurg tash e 4 muaj dhe nuk ka asnjë të interesuar.

Puna me të ardhura marramendëse vjetore që sillen rreth 400.000 dollarë duke përfshirë 3 muaj pushim me pagesë gjatë verës, po refuzohet nga të gjithë, transmeton lajmi.net

Mjeku që do ta merrte këtë punë, nuk do të punonte kurrë në ndërrimin e natës.

Ishulli po rritet për nga numri i banorëve dhe tani ka diku rreth 13.600 sosh.

Drejtori i spitalit, Dr.Kenny u shpreh se është e vështirë të punojë i vetmuar.

“Vitin e kaluar kam anuluar pushimet dhe me gjasë edhe këtë vit duhet ta bëjë të njëjtën dhe me të vërtetë nuk mund t’ia dal kështu” shprehet ai.

“Mjekët do të punonin së bashku me mua ose do të më zëvendësonin, por do të ishte e lehtë çështja e kordinimit, por nuk ka të interesuar” shton më tej Dr.Kenny

Tokoroa është qyteti i pestë më i madh në rajon dhe është vetëm 1 orë larg me veturë nga qendrat e mëdha si Hamilton, Tauranga, Taupo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button