Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë, kryesisht do të jetë me vranësira mesatare gjatë ditës, ndërkaq gjatë orëve të mbrëmjes pritet të ketë reshje të shiut, njofton Portalb.

Temperaturat gjatë ditës relativisht do të jenë të ngrohta. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 2 deri më 6 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës nuk do të kalojnë mbi 15 gradë celsius. Në vendet më të larta malore, temperatura maksimale do të arrijë deri më 13 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me vranësira mesatare gjatë ditës, ndërkaq gjatë mbrëmjes priten të reshura të shiut. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri më 4 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës nuk do të kalojnë mbi 14 gradë celsius. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button