Qortoje Spasovskin, lavdëroje Jankulloskën!

[Kurir: Spasovski nuk ka kapacitet të ballafaqohet me protestat në Butel]

Tekst komentues, i njëanshëm dhe politikisht i anshëm (që është marrë nga një medie tjetër, mirëpo nuk është linkuar si duhet), që shërben për ta kritikuar ashpër ministrën për punë të brendshme Oliver Spasovski (nga radhët e LSDM-së), e njëkohësisht për ta mbështetur fuqishëm ish-ministreshën Gordana Jankullovska (nga VMRO-DPMNE-ja). Artikull që i ngjan komunikatës partiake.

Курир Спасовски нема капацитет да се справи со протестите во Бутел NetPress NetPressLinku deri te artikulli origjinal: Spasovski nuk ka kapacitet të ballafaqohet me protestat në Butel

Data dhe koha e publikimit: 04.03.2016, 23:09

Data e recensionit: 06.03.2016

Recensuese: Simona Atanasova

AKUZA PAUSHALLE

Теksti pa bazë e sulmon Spasovskin se nuk ka kapacitet ta kryejë punën gjatë protestave dhe bën paralele me punën e Jankullovskës gjatë protestave të tjera, të ndryshme.

Përveç për mospasjes së kapacitetit, Spasovski akuzohet se nuk ka dëshirë të ballafaqohet me situatën dhe se ka lejuar që të ndodhë vandalizëm dhe dhe shkatërrim në vendin ku duhet të ndërtohet kryqi, ndërsa dëshmi për këtë qenkan paditë e ngritua penale.

Nuk ka deklaratë nga ministri Spasovski se a është e vërtetë se nuk është ngritur asnjë padi penale për atë protestë, e as që është pyetur Ministria për Punë të Brendshme se a ka ndonjë padi të ngritur për atë ngjarje. Përfundimi është paushall.

Sipas asaj që është shkruar, që është larg objektivitetit, MPB-ja në udhëheqësinë e Spasovskit është pa kapacitet, amatore dhe e paaftë, ndërsa në kohën e Jankullovskës ka qenë profesionale me strategji të qarta dhe prcize policore.

“Udhëheqësia profesionale e MPB-së duke bërë vlerësim të situatave të atëhershme nuk lejoi eskalim të gjendjes, por e shpartaloi turmën e njerëzve. Poashtu, në të gjitha protestat u identifikuan pjesa më e madhe e shkelësve të ligjit dhe kundër tyre u parashtrua padi përkatëse.”

Krahasimi i këtillë është krejtësisht i njëanshëm dhe manipulues dhe pa asnjë vërtetim. Shërben vetëm për ta lavdëruar VMRO-DPMNE-në dhe për ta treguar, në mënyrë të pabazë, gjoja, paaftësinë e LSDM-së, për t’i manipuluar lexuesit që ata të fitojnë perceptim negativ për punën e opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button