Serbi, situatë emergjente në 15 komuna për shkak të përmbytjeve

Për shkak të reshjeve të mëdha dhe daljes së rrjedhave të ujit në Serbi në 15 komuna është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, raporton Anadolu Agency (AA).

“Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në territorin e komunave Çaçak, Novi Pazar, Kraliev, Arilje, Luçan, Topola, Pozheg, Bajina Bashta, Ivanjicë, Rashka, Ljig, Raça, Kosjeriç dhe në një pjesë të territorit të komunës Prijepolje dhe Trstenik, ndërsa deri tani janë evakuar 154 persona”, kumtoi Ministria serbe e Punëve të Brendshme.

Janë përmbytur rreth 710 amvisëri, prej tyre më së shumti në Kralevë 360. Çaçak 150, Novi Pazar 70, ndërsa në komunën Çaçakut në gjendje kritike janë 500 amvisëri për shkak të daljes nga shtrati i lumit Çemernica në anën e majtë dhe të djathtë. Gjatë ditës së djeshme, siç njoftoi MPB-ja, 28 persona janë evakuuar nga lagjeja Çaçka, ndërsa rreth 400 persona janë evakuar vetë.

Për shkak të defekteve në largpërçuesit, pa energji elektrike janë rreth 670 banorë në komunën Prijepolje, rreth 1080 konsumatorë në territorin e komunës Nova Varosh dhe rreth 490 konsumatorë në komunën Priboj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button