Merkel: Vendimi për mbylljen e kufijve në vendet e Ballkanit është i njëanshëm

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në lidhje me deklaratën e përbashkët për vendimet e marra ditën e djeshme në fund të samitit Turqi-BE nga krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së ka pohuar se struktura themelore e thellimit të bashkëpunimit BE-Turqi, u bë e qartë në këtë deklaratën e përbashkët, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki moon kanë mbajtur një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Në lidhje me një pyetje rreth deklaratës së përbashkët të vendimeve të marra ditën e djeshme në fund të samitit Turqi-BE, Merkel tha se me këtë deklaratë të përbashkët është hedhur një hap shumë i rëndësishëm për çështjen e refugjatëve.

Duke kritikuar se vendimi për mbylljen e kufijve në vendet e Ballkanit është i njëanshëm Merkel u shpreh se është e pakënaqur për mbylljen e kufijve për shkak të situatës së pa qëndrueshme në Greqi.

Ajo ndër të tjera tha se Ban Ki moon është nderuar me medaljen Urdhri i Meritës së Republikës Federale të Gjermanisë për shkak të përpjekjeve të tij në 10 vitet e fundit si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button