Vendet ku është e vështirë të jesh femër

Organizata ndërkombëtare kundër varfërisë ekstreme ,“ONE”, ka publikuar sot një raport ku listohen vendet ku është më vështirë të jesh femër. Raporti vjetor zbulohet pikërisht sot në 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Nigeria është vendi që ofron kushte më të vështira për gratë e reja, e ndjekur nga Somalia dhe Mali. Ndërsa shtetet skandinave cilësohen si vendet që ofrojnë kushtet më të mira për t’u rritur si grua, ku në majë të listës qëndrojnë Norvegjia, Suedia dhe Danimarka.

Për hartimin e këtij raporti janë marrë për bazë statistika të ndryshme, si rroga mesatare, mesataren e nxënëseve femra që vijojnë mësimin, qasjen në llogari bankare, proporcionin e pagave të femrave dhe meshkujve për të njëjtën punë, rrezikshmërinë e vdekjes gjatë lindjes, përfaqësimin e grave në politikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button