Manipulim i ngjyrosur me racizëm

[Recension: Një vajzë ka zbuluar një fshehtësi të pabesueshme pas lidhjes disamujore me një zezak]

Ky tekst në disa segmente e shkel Kodin e gazetarëve. Artikulli nuk ka asnjë burim, ajo që tregohet aty është anonime dhe plus është diskriminues.

Девојка открила неверојатна тајна после неколку месечна врска со црнец Сител ТелевизијаLinku deri te artikulli origjinal: Një vajzë ka zbuluar një fshehtësi të pabesueshme pas lidhjes disamujore me një zezak

Data dhe koha e publikimit: 01.03.2016

Data e recensionit: 04.03.2016

Recensuese: Аna Anastasovska

TEKST DISKRIMINUES

Në tekst, një vajzë anonime tregon për një lidhje të pretenduar me një zezak i cili ka ardhur të punojë zyrtarisht në vendin e saj. Djaloshi është zhdukur nga jeta e saj, ndërsa më vonë ajo e ka kuptuar se ai në vendin e tij ka qenë i martuar dhe ka pasur fëmijë, që ka qenë dëshpërim i madh për vajzën anonime.

Vetë titulli i tekstit është manipulues dhe tingëllon si racist dhe diskriminues. Në fakt, në gjithë këtë tregim më pak me rëndësi është se cilës racon i takon djali. Kjo ka mundur të ndodhë edhe sikur ai të ishte i bardhë. Me vetë potencimin e ngjyrës së lëkurës së tij, artiklli bën diskriminim në bazë racore.

Në këtë mënyrë është shkelur neni 10 i Kodit të gazetarëve i cili në mënyrë të qartë thotë se:

“Gazetari nuk do të krijuar e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…).”

Pastaj, teksti askund nuk evidenton burime, prej ku është marrë teksti, kur dhe ku është publikuar, nuk ka linke, që e vë në pikëpyetje autenticitetin e tij.

Me këtë është shkelur neni 12 i Kodit të gazetarëve, i cili thotë:

Plagjiatura është e palejueshme.
Citatet nuk duhet të shfrytëzohen pa e theksuar burimin ose autorin.

Teksti është jotërësor dhe i pavërtetë. Ai është senzacionalist dhe qëllim të vetëm ka të mbledhë sa më shumë klikime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button