“Lagjja e Trimave”, avokati Arsllani: Ende nuk po plotësohen kushtet nga ana e gjykatës

Dëshmitë që i dhanë dëshmitarët vërtetuan se nuk e kanë parë asnjë pjesëtar të grupit. Ata treguan realitetin për atë që ka ndodhë në Kumanovë, ka thënë avokati mbrojtës pas përfundimit të dëgjimit të dëshmitarëve për rastin Lagjja e Trimave- Kumanovë, raporton Portalb.

Në pyetjen se pse vendosën të vazhdojnë me seancën edhe pas gjobave në adresë të avokatëve mbrojtës Arsllani tha se nuk duan të zhagitet procesi gjyqësorë.

“Ne kërkesa kemi bërë edhe te Këshilli gjykatësve, te kryetari i Gjykatës supreme, te kryetari i Gjykatës së apelit dhe te kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1, për atë që u gjobitëm. Ne edhe sot themi se nuk janë kushtet e plotësuara për ta mbajt këtë seancë. Edhe vet Gjykata Themelore Shkupi 1, me kërkesën e tyre ndaj Gjykatës supreme dhe ministrit të drejtësisë për të siguruar një sallë më të madhe, pranon se nuk ka kushte në këtë sallë ku mbahet seanca tash.

Sa i përket gjobave ndaj avokatëve mbrojtës, Asllani tha se presin që të tërhiqet vendimi i gjykatës./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button