Prej kur ambasadori Bejli është bërë “zëdhënës” i Zaevit?!

 [Recension: Zotëri Bejli, a do të vijë Zaevi në gjykatë apo përsëri ka takim me ndonjë ambasador?]

Titull dhe mbititull senzacionalist ku përmendet ambasadori amerikan Xhes Bejli, të cilit i parashtrohet pyetje në lidhje me agjendën e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Mirëpo, në vazhdim të tekstit emri i ambasadorit në mënyrë “magjike” zhduket.

Господине Бејли ќе дојде ли Заев на суд или пак има средба со некој амбасадор ВечерLinku deri te artikulli origjinal: Zotëri Bejli, a do të vijë Zaevi në gjykatë apo përsëri ka takim me ndonjë ambasador?

Data dhe koha e publikimit: 02.03.2016, 23:56

Data e recensionit: 04.03.2016

Recensues: Simona Atanasova

PSE NUK ËSHTË PYETUR ZAEVI?

Теksti ka të bëjë me seancën e caktuar gjyqësore për rastin “Mita”, në të cilin lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi, është i akuzuar se ka pranuar mitë për privatizim të tokës. Artikulli e vë theksin në atë se a do të paraqitet Zaevi në gjykatë për shkak se në seancn paraprake, ai, për shkak të takimit me ambasadorin e Kinës, nuk është paraqitur në gjykatë. Mirëpo, habit fakti se në titull pyetja i është drejtuar ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni, Xhes Bejli. Aq më tepër, është përdorur formulim sikur pyetja i është bërë zëdhënësit të Zaevit:

“Zotëri Bejli, a do të vijë Zaevi në gjykatë apo përsëri ka takim me ndonjë ambasador?

Si e para, është e paqartë se pse përgjigja në këtë pyetje nuk është kërkuar nga Zaevi, nga zëdhënsi i tij apo nga avokati i tij? Përveç kësaj, ky publikim në mënyrë komentuese e parashtron dilemën:

“Mbetet të shohim se më në fund, a do ta respektojë nesër Zaevi gjykatën dhe të paraqitet në seancë, siç premtoi avokati i tij e rastin e shtyrjes së fundit, ose përsëri lideri opozitar do të ketë obligime zyrtare ose ndoshta takim me ndonjë ambasador.”

Pastaj, për t’u theksuar është edhe ajo se në pjesën përmbajtësore të tekstit nuk ka asnjë sqarim se pse pyetja për agjendën e Zaevit i është parashtruar ambasadroit të SHBA-ve? Në fakt, ambasadori Bejli aspak nuk përmendet në artikull, prandaj është e çuditshme se pse emri i tij është futur në titullin tendencioz!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button