Kuvend, debat i ashpër për gjendjen në arsim

Debat i ashpër parlamentar rreth gjendjes në arsimin e mesëm dhe atë fillorë. Opozita akuzon pushtetin për shkatërrimin dhe ngulfatje të arsimit, ndërkohë që nga pushteti me kundërpërgjigje se është pikërisht LSDM-ja ajo që keqpërdor nxënësit për qëllime politike, raporton Alsat M.

“Gjendja në arsim në RM janë katastrofave dhe shqetësuese. Ju lavdëroheni, ministria lavdërohet, por mësuesit, nxënësit dhe prindërit nuk thonë ashtu”, tha Mileva Georgive, LSDM.

“Fëmijët tanë i keqpërdorni dhe i shfrytëzoni dhe i nxjerrni në rrugë që të protestojnë kundër arsimit”, u shpreh Liljana Zaturovska, VMRO-DPMNE.

Debati përcillej me shumë replika dhe kundër-replika, ndërkohë që për fjalë ishin paraqitur thuajse të gjithë deputetët e opozitës dhe një numër i madh i atyre të partisë në pushtet, por jo edhe deputetët shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button