Diferenca perfekte e moshës për të mos përfunduar në divorc

Sipas një studimi, diferenca e moshës, edhe pse duket e parëndësishme, është në fakt thelbësore për një martesë. Universiteti Emory realizoi një studim ku u përfshinë 3000 njerëz, rezultatet e të cilit treguan: sa më e madhe diferenca aq më të mëdhaja shancet për divorc. Nëse ai ose ajo është 5 vjet më e madhe, probabiliteti për ndarje është 18%.

Përqindja shkon në 39% për një diferencë 10 vjeçare ose 95% për partnerët me diferencë moshe 20 vjeçare. Sipas hulumtuesve, kjo gjë vjen si pasojë e faktit që sa më shumë diferencë aq më të mëdha janë pakënaqësitë përsa i përket marrëdhënieve seksuale. “Dëshira seksuale rritet tek femrat e moshës së mesme dhe zvogëlohet tek meshkujt” ka thënë Fran Walfish, psikoterapist në Beverly Hills.

Në anën tjetër, sa më gjatë të rrini bashkë aq më të pakta janë mundësitë e divorcit. Nëse jeni bashkë prej 2 vitesh, keni 49% mundësi për tu ndarë. Kështu që nëse e doni shumë partnerin tuaj bëni të pamundurën që ai të rezistojë me ju për dy vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button